RTSH 24 Live

Kuzhinë

Frutat më të çuditshme në botë që duket se vijnë nga një planet tjetër

07/12/2022

Frutat më të çuditshme në botë që duket se vijnë nga një planet tjetër

Nëse keni menduar se i njihni të gjitha frutat në botë ka disa të tillë që do t'ju habisin me një pamje shumë të çuditshme, të cilat do t'ju bëjnë të mendoni se kanë dalë nga një film fantastiko-shkencor ose vijnë nga një planet tjetër.

 

Dora e Budës

Ky agrume është një nga frutat më kurioz në botë për shkak të formës së tij që i ka dhënë emrin "Dora e Budës". Është tipike për vendet aziatike veçanërisht Kinën, Japoninë dhe Indinë Veriore. Përveç formës shumë të çuditshme, ky frut karakterizohet nga një aromë e shijshme.

Pitaya

Ky frut (i cili në anglisht quhet Dragon Fruit) ka një lëkurë të trashë dhe të purpurt, me shtojca si fije që dalin në lartësi të ndryshme. Pitaya është fryt i një specie kaktusi që rritet në Amerikën e Jugut dhe po zgjerohet në zona të tjera subtropikale.

Rambutanët

Rambutan është një fryt shumë i zakonshëm dhe i dashur në Azinë Juglindore. Tajlanda është një nga prodhuesit kryesorë të kësaj specie. Ka më shumë se 200 varietete dhe mund ta gjeni në shumë ngjyra të ndryshme.

Fruti Hala

Fruti Hala kur piqet i ngjan një pishe. Ky fryt është tipik për zonat oqeanike, Australinë, Malajzinë, dhe Ishujt e Paqësorit. Popujt indigjenë të këtyre pjesëve të botës shpesh përdorin Frutin Hala në dietën e tyre duke e përpunuar atë në gatim.

Lychee

Lychees është një fryt i pazakontë ato duken si kokrra të kuqe ose rrush por janë të zbehtë dhe transparente. Lëvorja e tyre nuk është e ngrënshme por pasi të hiqet mund të shijoni një frut shumë të ëmbël. Ky fryt e ka origjinën në Kinën jugore por në dekadat e fundit është bërë popullor në shumë pjesë të tjera të hemisferës së brendshme jugore të botës.

Pollia Condensata

Fruti i Pollia Condensata është me sa duket më pak i çuditshëm pasi duket shumë si një boronicë por thjesht ndaloni dhe shikoni atë që të magjepseni nga shkëlqimi i blusë së saj të ylbertë.

/rtsh.al/