RTSH 24 Live

Kuzhina

Frutat e thata, zëvendësues të ushqimeve të dëmshme midis vakteve

10/02/2021

Frutat e thata, zëvendësues të ushqimeve të dëmshme midis vakteve

Ëmbëlsirat dhe çokollatat janë shpesh pjesë e përditshme e dietës tonë ushqimore sidomos në mes të vakteve. Kur ndodhemi në punë apo në aktivitet intensiv dhe nuk kemi kohë të mjaftueshme për tu ushqyer shëndetshëm, ne rendim për shpejtësi pas çokollatave, biskotave apo karameleve.

Ekzistojnë gjithmonë mundësia që këto zakone ne ti zëvendësojmë me produkte shumë të shëndetshëm për organizmin duke konsumuar në vend të tyre fruta të thata. Përveç se shumë të shijshme, frutat e thata janë të pasura më vitamina dhe minerale, përmbajnë gjithashtu edhe shumë elementë të tjerë që janë të pasura dhe me vlera ushqyese.

Për të zëvendësuar çka përmendëm më sipër dhe për të ndërruar zakonin e të ushqyerit nutricionistët dhe dietologët sugjerojnë disa lloje të frutave të thata që mund të konsumojmë midis vakteve sikurse janë “Fistikët” të cilat përmbajnë fibra, proteina, yndyrna të shëndetshme.

“Arrat” janë ndër frutat e thata më të shëndetshme. Ata ngadalësojnë plakjen, dhe përmbajnë elementin e rëndësishëm të omega 3 që ndihmon në mirëfunksionimin e trurit.
“Bajamet” përmbajnë përqendrim të vitaminës E që ndihmon në shëndetin e lëkurës. Janë të pasura me magnez, folate, calcium dhe yndyrna të shëndetshme. Forcojnë imunitetin dhe luftojnë stresin.

“Cashews” është i pasur me bakër dhe magnez. Magnezi është mineral i cili na ndihmon në shëndetin e sistemit muskulor, nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak./Atsh/