RTSH 24 Live

Europë

Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit, digjen 7 mijë ha pyje, evakuohen rreth 10,000 persona

15/07/2022

Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit, digjen 7 mijë ha pyje, evakuohen rreth 10,000 persona

Zjarret e shumta kanë përfshirë Francën jugperëndimore. 7 mijë ha pyje janë djegur dhe mijëra njerëz janë evakuuar. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë komplikuar përpjekjet për shuarjen e flakëve, njoftojnë mediat.

Një mijë zjarrëfikës të mbështetur nga 10 avionë po përpiqen për të vënë zjarrin nën. Deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë, vetëm disa shtëpi e makina të cilat janë dëmtuar si edhe janë shkatërruar pyje me pisha.

Një nga qytetet e goditura nga zjarret është qyteti turistik i Arcachon-it, i cili ka qenë gjithmonë një vend turistik për vizitorët nga e gjithë Franca dhe më gjerë gjatë sezonit të verës.

Ndërsa vatra tjetër është në një park jo shumë larg nga luginat e mbushura me vreshta që kanë luftuar me motin më të nxehtë dhe më të thatë se zakonisht këtë vit.

Lufta me zjarret ka filluar që ditën e martë dhe vijon akoma.

Disa nga avionët dhe pajisjet e zjarrfikësve që supozohej të ekspozoheshin në paradën e Ditës së Bastiljes të së enjtes në Paris, u devijuan për t'u përdorur në zjarret në rajonin e Bordo. Flakët kanë shpërthyer gjithashtu në Francën juglindore dhe në veri të Parisit.

Janë edhe disa vende të tjera të cilat janë goditur nga zjarret si Portugalia, Spanja, Kroacia dhe Hungaria duke djegur shtëpi dhe duke kërcënuar pronat pasi valët e të nxehtit goditën pjesën më të madhe të Evropës me temperatura rekord, në disa zona, duke arritur deri në 45 gradë Celsius.