RTSH 24 Live

Europë

Francë, protesta kundër reformës në pensione

31/01/2023

Francë, protesta kundër reformës në pensione

Në Francë u mbajtën protesta si presion ndaj  presidentit Emmanuel Macron, që të heqë dorë nga plani për reformën e pensioneve. 
Kjo është hera e dytë në pak kohë, ku me qindra mijëra persona u mblodhën për protestuar si dhe zhvilluan greva që penguan transportin dhe mësimdhënien. 
Sipas AFP-së, 1.2 milionë ersona protestuan në mbarë Francëm kundër planit të Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. 
Ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial. 
Pavarësisht protestave, Macron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se do të tërhiqet nga plani i tij, teksa më 30 janar tha se kjo reformë ishte “esenciale”. 
Për ruajtjen e qetësisë gjatë protestave u mobilizuan 11.000 policë dhe vetëm në Paris ishin 4.000 zyrtarë të rendit. 
Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane. ( Sipas AFP-së )