RTSH 24 Live

Botë

Francë, evakuohen 155 persona për shkak të zjarrit në jug të vendit

07/04/2021

Francë, evakuohen 155 persona për shkak të zjarrit në jug të vendit

Të paktën 155 persona janë evakuuar pasi zjarri që shpërtheu dje në zonën periferike në afërsi të qytetit Marseille në jug të Francës iu afrua shtëpive.

Të paktën 155 persona janë evakuuar pasi zjarri që shpërtheu dje në zonën periferike në afërsi të qytetit Marseille në jug të Francës iu afrua shtëpive.

Në një deklaratë nga zjarrfikësja në rajonin Marseille thuhet se zjarri që shpërtheu në afërsi të bashkisë La Bouilladisse, për shkak të erës ka mbërritur pranë vendbanimeve në rajonin Auriol.

Për shkak të zjarrit i cili përfshin një sipërfaqe rreth 90 hektarë, u evakuuan në një sallë sportive 155 persona.

Si pasojë e erës që arrin shpejtësinë 80 kilometra në orë, ndaj zjarrit i cili parashikohet se do të vazhdojë edhe këtë natë thuhet se po ndërhyhet me 6 avionë dhe 95 zjarrfikëse