RTSH 24 Live

Ekonomi

Franca do të aplikojë masa të forta për kursimin e energjisë elektrike

25/07/2022

Franca do të aplikojë masa të forta për kursimin e energjisë elektrike

Për të shmangur shpërdorimin e energjisë elektrike, në Francë, do të zbatohet gjerësisht një masë që ndalon dyqanet t’i mbajnë dyert hapur, ndërkohë që kanë kondicionerët ndezur. 

Dyqanet franceze do të urdhërohen t’i mbajnë dyert mbyllur kur kanë të hapur ajrin e kondicionuar, si dhe të kufizojnë përdorimin e tabelave dhe reklamave me ndriçim led, në përpjekje për të shmangur shpërdorimin e enerjgisë elektrike. Ministrja për tranzicionion ekologjik, Agnes Pannier-Runacher, tha për gazetën  “Journal d’u Dimanche” se këto rregulla, të cilat po zbatohen ndërkohë në disa zona, do të aplikohen në të gjithë Francën. 

Kostot e energjisë janë rritur në mënyrë të ndjeshme në Evropë që nga pushtimi rus i Ukrainës. Nëse dyaqne shkelin rregullin e mbylljes së dyerve kur kanë kondicionerët hapur, ato do të gjobiten në masën deri 750 euro. 

Ndërsa tabelat dher reklamat me ndriçim led, duhet të jenë të fikura nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Kjo ndalesë ndërkohë është në fuqi në zonat me popullsi nën 800 mijë banorë.

Gjigandi i energjisë SHELL ndërkohë ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me racionim të energjisë, në një kohë që kontineti po përpiqet të përshtatet me ndërprejet e furnizimeve me gaz nga Rusia.

/rtsh.al/