RTSH 24 Live

Kuriozitete

Fotot/ Superhëna Sturgeon dhuron spektakël në të gjithë botën

12/08/2022

Fotot/ Superhëna Sturgeon dhuron spektakël në të gjithë botën

Superhëna Sturgeon ka dhuruar një spektakël të vërtetë mbrëmjen e 11 gushtit deri mëngjesin e 12 gushtit në mbarë botën. Gushti ka mirëpritur superhënën e tretë dhe të fundit të vitit. Hëna Sturgeon përfundon paradën e këtij viti të katër superhënave, e cila filloi në maj. Superhënat zakonisht përkufizohen si Hëna të plota që ndodhin ndërsa Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën.

Superhënat janë gjithnjë pak më afër Tokës sesa Hëna mesatare e plotë, gjë që teknikisht i bën ato jashtëzakonisht të mëdha dhe të ndritshme nga këndvështrimi i Tokës.

Qytetarët nga e gjithë bota kanë shijuar mbrëmjen e 11 gushtit spektaklin që Sturgeon ka dhuruar.

/rtsh.al/