RTSH 24 Live

Kulturë

FOTOT/ “Sanremo”, salla Ariston siç nuk e keni parë asnjëherë

04/03/2021

FOTOT/ “Sanremo”, salla Ariston siç nuk e keni parë asnjëherë

Më 2 mars, anija kozmike e “Sanremo”-s u nis. Nuk është një metaforë. Festivali i vitit 2021 po mbahet në një teatër të Aristonit, ku për herë të parë është bosh, pa publik. Kjo për shkak se duhet të respektohen masat e vendosura si pasojë e emergjencës së pandemisë së koronavirusit. Prandaj skena e madhe e Ariston paraqitet me një skenografi hapësinore që përfaqëson “një anije kozmike imagjinare drejt një të ardhme më të mirë”.

Komiteti shprehu “vlerësimin” për zgjedhjen e eliminimit të publikut, por gjithashtu nënvizoi rrezikun e mbledhjeve jashtë (rrugë, klube, hotele, bare dhe restorante), të cilat nuk bien nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Rai. Madje në natën e dytë të festivalit në karriget ku zakonisht ulet publiku, ishin vendosur disa tullumbace me ngjyra të ndryshme, për t’i dhënë një atmosferë ndryshe vendit. 

Rregullat strikte të vendosura në protokoll për të zvogëluar shanset e infektimit, bënë të mundur marrjen e miratimit të ekspertëve.

Në protokoll, asgjë nuk duket se i është lënë rastësisë: plane të hollësishme të teatrit; hyrje dhe shtigje të larmishme për kastin, artistët, orkestrat; tampona çdo 72 orë për të gjithë ata që hyjnë në Ariston.

Të gjithë duhet që të mbajnë distancën, që nga artistët, dirigjenti apo edhe të ftuarit specialë, të cilët nuk mund të përqafohen apo puthen me njëri-tjetrin. Madje as lulet e “Sanremo”-s që dhurohen pas çdo performance të një këngëtare nuk mund t’i prekë askush. Ato shkojnë te këngëtaret përmes një karroce. Gjithashtu të gjithë pjesëtarët e orkestrës mbajnë gjatë gjithë kohës maskën mbrojtëse në fytyrë. 

Prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit, Amadeus, është shprehur i lumtur se u dha drita jeshile zyrtare për “Sanremo”-n, pasi kjo do të thotë se “muzika nuk ndalohet”.

Sipas Amadeusit, aprovimi nga Komiteti Teknik Shkencor për mbajtjen e festivalit, do të thotë “të jesh në gjendje t’u japësh italianëve një shfaqje të rëndësishme dhe të bukur”.

“Edhe në një vit kaq të vështirë, ajo festë mund të zhvillohet me kujdesin e duhur. Por festa duhet të jetë në shtëpitë e italianëve dhe mbi të gjitha muzika “, ka përfunduar drejtori artistik i festivalit.

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”, Ariston siç nuk e keni

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”, Ariston siç nuk e keni

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”, Ariston siç nuk e keni