RTSH 24 Live

Politikë

FOTOT- PS nis takimet elektorale në qarqe, Rama: Ka nisur ndërtimi i rrugës së ‘PS 2030’ për ‘Shqipërinë 2030’”

2 orë para

FOTOT- PS nis takimet elektorale në qarqe, Rama: Ka nisur ndërtimi i rrugës së ‘PS 2030’ për ‘Shqipërinë 2030’”

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të pranverës në 2025, duke zhvilluar një seri takimesh thuajse në të gjitha zonat elektorale të vendit.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau foto nga këto takime, duke krijuar në këtë mënyrë edhe një panoramë të përgatitjeve elektorale të PS-së. Në foto shfaqen një sërë drejtuesish të qarqeve, të cilët kanë nisur nga puna organizative. Në foto duken edhe drejtuesit politik në qarqe të kësaj force politike, të cilët kanë nisur nga puna për mobilizimin e zgjedhësve.

“Vijon angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së ‘PS 2030’ për ‘Shqipërinë 2030’”, shkruan Rama.

/rtsh.al/