RTSH 24 Live

Kulturë

Fotot/ Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet, Veliaj: Tirana zgjohet me art

29/09/2022

Fotot/ Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet, Veliaj: Tirana zgjohet me art

Tirana zgjohet me art! Kështu shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjetin social Facebook teksa publikon foto të një prej fasadave të transformuara në një kryevepër nga artisja francez ZABOU.  “TIRANA zgjohet me art! Kryevepër e artistit francez ZABOU, në Tiranë. Fantastike”, shkruan Veliaj.

E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës.  Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit.

“Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin,  dhe në këtë edicion të katërt, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Uruguai, Argjentina, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia etj,. Tirana Mural Fest është ideuar nga Henril Çule, Drejtor i Ndërmarrjes së Dekorit dhe kuruar nga artisti Helidon Haliti.

/rtsh.al/