RTSH 24 Live

Aktualitet

Foto+video/ Dua Lipa mbërrin në Tiranë, dhuratat që shkëmbyen me Erion Veliajn

23/07/2021

Foto+video/ Dua Lipa mbërrin në Tiranë, dhuratat që shkëmbyen me Erion Veliajn

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. 

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

Dua Lipa mbërrin në Tiranë, dhuratat që shkëmbyen me