RTSH 24 Live

Kuriozitete

FOTO/ Teleskopi Webb “spiunon” retë nën mjegullën e trashë të Hënës së Saturnit Titan

01/12/2022

FOTO/ Teleskopi Webb “spiunon” retë nën mjegullën e trashë të Hënës së Saturnit Titan

Teleskopi Hapësinor James Webb ka “spiunuar” retë në një nga hënat më intriguese të sistemit diellor. Observatori hapësinor e “ktheu” shikimin e tij infra të kuqe në hënën më të madhe të Saturnit, Titan. Është e vetmja hënë në sistemin tonë diellor që ka një atmosferë të dendur, katër herë më të dendur se ajo e Tokës.

Atmosfera e Titanit është e përbërë nga azoti dhe metani, gjë që i jep atij një pamje të turbullt dhe portokalli. Kjo mjegull e trashë errëson dritën e dukshme që të mos reflektohet nga sipërfaqja e hënës, duke e bërë të vështirë dallimin e veçorive. Teleskopi Webb vëzhgon universin në dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut , ku vuri re një re të ndritshme në hemisferën veriore të Titanit dhe, menjëherë pas kësaj, zbuloi një re të dytë në atmosferë.

Reja më e madhe ishte vendosur mbi rajonin polar verior të Titanit pranë Kraken Mare, deti më i madh i njohur i lëngshëm i metanit në sipërfaqen e Hënës.

Titani ka trupa të lëngshëm të ngjashëm me Tokën në sipërfaqen e tij, por lumenjtë, liqenet dhe detet e tij përbëhen nga etani dhe metani i lëngshëm, të cilët formojnë retë dhe shkaktojnë shi. Studiuesit gjithashtu besojnë se Titan ka një oqean të brendshëm të lëngshëm me ujë.

Zbulimi i reve është emocionues sepse vërteton parashikimet e gjata nga modelet kompjuterike për klimën e Titanit, se retë do të formoheshin lehtësisht në gjysmën e hemisferës veriore gjatë verës së saj të fundit kur sipërfaqja ngrohet nga Dielli,” shkroi Conor Nixon, shkencëtar në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA Goddard në Greenbelt.

Ekipi po planifikon më shumë vëzhgime të Titanit në qershor që mund të japin informacion shtesë në lidhje me gazrat në atmosferën e tij./ CNN

/rtsh.al/