RTSH 24 Live

Lifestyle

FOTO/ I krijuar për të qenë i padukshëm, koncepti i superjahtit të printuar 3D

21/03/2023

FOTO/ I krijuar për të qenë i padukshëm, koncepti i superjahtit të printuar 3D

Është relativisht e vështirë të mos vëresh një superjaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design në fakt është krijuar për t'u “zhdukur” në sfond.

I përshkruar si "praktikisht i padukshëm" si në dizajn ashtu edhe në ndikimin mjedisor, koncepti “Pegasus” do të jetë superjahti i parë në botë i printuar 3D. Jahti do të ketë xhama që pasqyrojnë ujërat e oqeaneve, në përpjekje për t'i mundësuar asaj të përzihet me mjedisin që e rrethon. Superstruktura e superjahtit do të pajiset me panele diellore që fuqizojnë elektrolizuesit që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.

Hidrogjeni më pas do të shndërrohet në energji elektrike, e cila ruhet në bankat e baterive litium-jon që mund të përdoren për të fuqizuar sistemet operative dhe pajisjet. Koncepti “Pegasus” do të prodhojë zero emetime./ CNN