RTSH 24 Live

Kronika

Foto/ Hidhet nga kati i 4-të i banesës, ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj

07/07/2022

Foto/ Hidhet nga kati i 4-të i banesës, ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj

Ka ndërruar jetë tragjikisht analisti Kastriot Myftaraj në moshën 60-vjeçare. Ky i fundit dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar analistin në marrjen e vendimit fatal.  Siç bën me dije Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen "Ali Demi".

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

/rtsh.al/