RTSH 24 Live

Lifestyle

Foto e çiftit Zelensky në Vogue nxit polemikat: Ka njerëz që vuajnë, jemi në luftë

28/07/2022

Foto e çiftit Zelensky në Vogue nxit polemikat: Ka njerëz që vuajnë, jemi në luftë

Intervista dhe seti fotografik i çiftit Zelensky në revistën “Vogue America” ka nxitur polemika. Shkrimi i është kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska e cila është titulluar "Portreti i guximit" ka nxitur dhe polemika ku disa persona e cilësojnë atë një ide të keqe ne një kohë lufte ku ka njerëz që vuajnë.

Mes komenteve është edhe i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter se “Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një set fotografik në kohën e luftës është një ide e keqe”.

Por ka të tjerë që mendojnë se zonja e parë ka treguar forcën dhe krenarinë e grave të Kievit.

"Shumë nga bashkëqytetarët e mi e shohin këtë koperinë si një pjesë të rëndësishme të asaj që Olena po bën për të tërhequr vëmendjen në vendin tonë", shkruan një ukrainase.

/rtsh.al/