RTSH 24 Live

Botë

Foto/Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me targa polake humb kontrollin, 12 të vdekur, 30 të plagosur

06/08/2022

Foto/Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me targa polake humb kontrollin, 12 të vdekur, 30 të plagosur

Një autobus me targa polake ka dalë nga rruga në një autostradë në Kroaci dhe për pasojë 12 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas Dnevnik, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 6 gushtit në mes të Jarek Bisaskit dhe Podvorecit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalet në Varazhdin, Çakovec dhe Zagreb. 11 persona ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, duke e çuar në 12 numrin e viktimave.

"Nxjerrja e viktimave nga autobusi është në proces, është një aksident i rëndë trafiku. Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar, për momentin nuk mund të flasim për shifra të sakta," tha Matko, zëdhënës i policisë. Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviq dhe zëvendëskryeministri Tomo Medved kanë mbërritur në vendin e aksidentit.

/rtsh.al/