RTSH 24 Live

Lifestyle

FOTO/ Afrika e Jugut, tre vende “ëndrrash” të zhytura në natyrën e egër

16/11/2022

FOTO/ Afrika e Jugut, tre vende “ëndrrash” të zhytura në natyrën e egër

Një aventurë larg përditshmërisë, që të jep mundësi të shijosh ambientet e hapura, këtë të ofron Afrika e Jugut, falë fuqisë së natyrës.

Hoteli në shina - Parku Kombëtar Kruger, shtrirja e të cilit arrin 2 milionë hektarë tokë, së fundmi inauguroi “The Train On The Bridge”, një hotel në shina, rezultat i rinovimit të një treni të vjetër në urën historike të Selatit, mbi lumi Sabie.

Farm House 58 - Farm House 58 u ndërtua së fundmi në periferi të Johanesburgut. Harmonia me zonën lokale është fjala kyçe e këtij projekti që ndërthur artin dhe mjeshtërinë, për t'u zbuluar falë aktiviteteve dhe ekskursioneve të organizuara nga komuniteti lokal.

Strehimi prej xhami - Përgjatë bregut jugor, në lindje të Gjirit të Plettenberg, qëndron Rezerva e Malit Misty, e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar Tsitsikamma, kompleksi përfshin, përveç akomodimeve më klasike, gjithashtu kupola xhami dhe piramida të vendosura midis pemëve në 230 metra lartësi. Plotësisht transparente dhe të pajisura me çdo rehati, këto akomodime unike janë ideale për të admiruar qiellin me yje dhe Oqeanin Indian./TGCOM

/rtsh.al/