RTSH 24 Live

Rajon

Forumi Dubrovnikut, Bregu : Familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik i japin kuptim bashkëpunimit rajonal, përfitimet e të cilit janë provuar tashmë, më shumë se një here

10/07/2021

Forumi Dubrovnikut, Bregu : Familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik i japin kuptim bashkëpunimit rajonal, përfitimet e të cilit janë provuar tashmë, më shumë se një here

“Nuk janë proceset zyrtare e  burokratike e as biznesi ato që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal. Janë familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik" tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, në Forumin e Dubrovnikut mbajtur sot në Dubrovnik. "Kjo është fryma që ne po përpiqemi të krijojmë, për një proces bashkëpunimi të suksesshëm, ku të përfshihen të gjithë. Përfitimet që kanë dalë nga bashkëpunimi rajonal tashmë kanë provuar herë pas here, se RCC ka shënuar histori suksesi me strategjinë e saj të mirëkordinimit mes të gjitha palëve pjesëmarrëse." tha zonja Bregu.

Ajo kujtoi se dhjetë ditë më parë, tarifat për roaming janë hequr në të gjithë Ballkanin Perëndimor pikërisht si rezultat i këtij bashkëpunimit rajonal. "Kjo gjë pati efekt të menjëhershëm,  duke i lehtësuar jetën kujtdo që udhëton dhe zhvillon bizneset në rajon. Roam-Free është projekti për të ardhmen e Ballkanit ndaj ne kemi filluar përgatitjet edhe për zgjerimin e tij me BE-në. Roaming- Free nuk ka qenë përpjekja e vetme e rajonit gjatë këtij viti. Mbajtja e kufijve të hapur gjatë pandemisë për mallra të zakonshëm dhe ilaçe, krijimi i korsive të Gjelbërta, është gjithashtu një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal, ” shtoi Bregu.

Znj. Bregu morri pjesë në panelin "Bashkimi Evropian, Nisma e Tre Deteve dhe Kina 17+: Si të mbështesni rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror të Evropës Qendrore dhe Lindore".

Në Evropën Juglindore, bashkëpunimi rajonal përbën një element thelbësor dhe jetësor të zhvillimit të saj socio-ekonomik. Për shkak të Covid, PBB pësoi një rënie me 5,7% të PBB-së. Mesatarja e papunësisë është në 11%, ndërsa niveli i papunësisë në BE është 7,3%. Papunësia e të rinjve qëndron në 22,3%. Njerëzit jetojnë mesatarisht 3 vjet më pak se një qytetar i BE-së. Përdorimi i furnizimit me energji të qymyrit 26% në disa raste shkon mbi 50%.

"Në këtë realitet të vështirë, aspak rozë, po përpiqemi të punojmë dhe të bëjmë disa ndryshime pozitive. Qëllimi është veçanërisht i fokusuar në ikjen e trurit "brain drain" dhe shpopullimit, niveli mesatar i të cilit në 80 vitet e ardhshme vlerësohet në 6.7 për mijë banorë. Strategjia SEE 2030, e miratuar muajin e kaluar nga të gjithë pjesëmarrësit e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, është Strategjia e parë gjithëpërfshirëse që adreson të gjithë rajonin e Evropës Juglindore - përfshirë Ballkanin Perëndimor, Shtetet Anëtare të BE dhe gjithashtu Turqinë e Moldavinë. Për më tepër, dy nga ekonomitë në këtë zonë janë pjesë e Eurozonës, njëra anëtare e G-20. Një mbulim i tillë gjeografik është në vetvete një mesazh i fortë politik. Ai rikonfirmon në terma më konkretë faktin se rajoni është zotuar për një të ardhme të përbashkët, bazuar në interesin e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta. Duhet të theksohet se sipas Bankës Botërore, PBB e SEE në 2019 arriti rreth 2 trilion dollarë, gjë që do ta bënte atë ekonominë e 8-të më të madhe në botë. Potenciali i një tregu të tillë është i madh,” përfundoi Bregu.