RTSH 24 Live

Ekonomi

Forum i "Doganave" dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço: Vizioni ynë të kemi eksporte të fuqishme shqiptare

29/06/2022

Forum i "Doganave" dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço: Vizioni ynë të kemi eksporte të fuqishme shqiptare

Në një forum biznesi Dhoma Amerikane e Tregtisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë diskutuar rreth problematikave. 

Sipas Kryetarit të Dhomës Amerikane Enio Jaco vizioni është të ketë eksporte gjithmonë e më të fuqishme shqiptare dhe për këtë institucioni i doganave luan një rol të rëndësishëm.

Duke u ndalur tek çmimet e referencave Jaco kërkon të eliminohen krejtësisht sepse janë metoda të vjetra dhe të prapambetura.

Tregtia elektronike dhe procedurat e lehtësuara elektronike ishin në qendër të diskutimeve ku mes biznesit dhe Drejtorisë së Doganave për të cilën u ra dakort që të intensifikohet puna e përbashkët.

/rtsh/