Max Verstappen i makinës Red Bull triumfoi sot në Çmimin e Madh të Holandës duke arritur fitoren e nëntë radhazi në Formula 1. Holandezi fitoi Grand Prixin e Holandës pas gjendjes kaotike të krijuar nga shirat.
Triumfi në shtëpi nga pole-position i djeshëm, bëri që Verstappen të barazojë serinë e suksesit të Sebastian Vettel-it i cili u tërhoq nga Formula 1 në vitin 2013, ndërsa ky ishte triumfi i 14-të radhazi i Red Bull-it dhe i 13-ti i sezonit.
Gara filloi në kushte normale derisa shiu i papritur të shkaktonte kaos në fund të xhiros së parë, i ndjekur nga rrebeshi që "nxori" flamujt e kuq në të 65-tën nga 72 xhiro ku pati edhe makina që dolën jashtë piste.
Fernando Alonso përfundoi i dyti për Aston Martin pas rifillimit eventual me Pierre Gasly, i treti për Alpine, teksa Sergio Perez, shoku i ekipit të Verstappen dhe rivali më i afërt për titullin përfundoi në vendin e katërt.
Renditja e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1:
- Verstappen
- Alonso
- Gasly
- Pérez
- Sainz
- Hamilton
- Norris
- Albon
- Piastri
- Ocon
- Stroll
- Hülkenberg
- Lawson
- Magnussen
- Bottas
- Tsunoda
- Russell
- Zhou (DNF)
- Leclerc (DNF)
- Sargeant (DNF)
/rtsh.al/