RTSH 24 Live

Botë

Forcimi i lidhjeve Ukrainë-SHBA, kontribut për sigurinë në rajonin euroatlantik

07/05/2021

Forcimi i lidhjeve Ukrainë-SHBA, kontribut për sigurinë në rajonin euroatlantik

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.

Në një postim nga llogaria në Twitter, Kuleba shprehu kënaqësinë që ka mirëpritur Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë pjesë të Evropës.

Ministri Kuleba theksoi se forcimi i lidhjeve mes Ukrainës dhe SHBA-së si aleatë demokratikë në rajonet e Evropës Qendrore dhe Detit të Zi sigurojnë kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe prosperitetin e popujve të të dy vendeve dhe për rajonin euroatlantik.

Gjithashtu Blinken dhe Kuleba vizituan Murin Përkujtimor dhe vendosën lule për ushtarët që kanë humbur jetën për Ukrainën./AA