RTSH 24 Live

Botë

Forcat izraelite lidhën një palestinez në makinë ndërsa dhuna në Gaza vazhdon

23/06/2024

Forcat izraelite lidhën një palestinez në makinë ndërsa dhuna në Gaza vazhdon

Ushtria izraelite ka konfirmuar se forcat e saj kanë shkelur protokollin pasi  lidhën një palestinez të plagosur mbi kofanon e automjetit të tyre gjatë një operacioni që ndërmorën një ditë më parë në qytetin e Xheninit në bregun e pushtuar perëndimore.

Gjatë operacioneve antiterrorist për të kapur të dyshuar në zonën e quajtur Ëadi Burqin, terrrositët hapën zjarr ndaj trupave izraelite të cilat u kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një nga të dyshuarit u plagos dhe u kap. Por në kundërshtim me urdhrat dhe procedurat standard, I dyshuari u lidh mbi kofanon e një automjeti- të forcave izraelite.

Një sjellje e tillë nuk është në përputhje me vlerat e ushtrisë izraelite. Ky incident do të hetohet, u shprehën forcat e mbrojtjes së izraelit në një deklaratë. Ndërkohë, të afërmit e të plagosurit bënë me dije se kur kërkuan ambulancë për ta dërguar të plagosurin në spital, ushtria izraelite e mori dhe e lidhi mbi kofano dhe u larguan. 

Raportohet se ai ishte dërguar për trajtim tek Gjysmëhëna e kuqe. Që nga fillimi I luftës në Rripin e gazës, në bregun e pushtuar perëndimor janë shtuar rastet e dhunës. OKB thotë se të paktën 480 palestinezë, përfshi anëtarë të grupeve të armatosura dhe civilë, janë vrarë atje gjatë incidenteve që kanë pasur lidhje me luftën që vijon mes Izraelit dhe grupit militant Hamas.

/rtsh.al/