RTSH 24 Live

Aktualitet

Forca Detare shqiptare dhe Marina Mbretërore Britanike, stërvitje dypalëshe

11/06/2021

Forca Detare shqiptare dhe Marina Mbretërore Britanike, stërvitje dypalëshe

Forca Detare shqiptare dhe Marina Mbretërore  Britanike, prej tri ditësh po kryejnë në det të hapur një sërë manovrash për vlerësimin e kapaciteteve, sigurinë e ujrave territoriale si edhe sigurinë e lundrimit të anijeve tregtare. Gazetari Norel Zaimi dhe operatori Ogert Peza, staf i Radio Televizionit Shqiptar, ishin në bordin e anijeve Butrinti dhe HMS Trent duke ndjekur nga afër këto manovra.

Ushtarakë të Flotës Mbretërore thonë se prezenca e tyre e shtuar në operacionet e Detit të Zi, në hapësirën ujore Shqiptare dhe më tej në Europë vjen si pasojë e rritjeve të kërcënimeve të ndryshme sidomos nga Rusia. "Ne e Shikojme Shqiperine si nje vend aleat dhe me nje rendesi te madhe strategjike, perpos edhe shkollimit te shume te rinjve shqiptare ne akademite ushtarake te Britanise e Madhe. Ne kohen kur ne po ndahemi nga Bashkimi Europian ne po e theksojme edhe me shume prezencen tone si pjestare te NATOS duke marre pjese ne stervitje te ndryshme ne detin Mesdhe. Duke pare rastet e fundit nga influencat ruse apo dhe konfliktet e ndryshme ne Egjipt me pretendimet e tyre, ne duam qe te shtojme prezencen tone duke shtuar forcimin midis Shqiperise dhe Britanise se madhe sidomos ne aspektin ushtarak detar" tha për gazetarin Norel Zaimi, William Barrow një prej ushtarakëve të lartë të Marinës Britanike.

Lejtnant Lorenc Demiri dhe Nën Lejtnant Inert Filaj të dy të shkolluar në Britaninë e Madhe në Kolegjin e Marinês Mbretërore, janë pjesë e Forcës Detare Shqiptare prej kohësh. Të dy ushtarakët e rinj thonë se Forca Detare Shqiptare tashmë ka një flotë moderne anijesh me të cilat përfaqësohemi në NATO denjësisht. 

Anija HMS Trent dhe ekuipazhi i saj do të qëndrojnë për dy ditë në Vlorë ndërsa angazhimi i tyre me Forcën Detare shqiptare do të vazhdojë.