RTSH 24 Live

Ekonomi

FMN thirrje Salvadorit, “Ndalni përdorimin e Bitocin”

26/01/2022

FMN thirrje Salvadorit, “Ndalni përdorimin e Bitocin”

FMN-ja i ka bëri thirrje El Salvadorit ta ndryshojë kursin dhe të ndalojë përdorimin e Bitcoin si monedhë të ligjshme, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta. El Salvadori në shtator u bë shteti i parë në botë që përqafoi paratë digjitale, duke i lejuar konsumatorët ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan. Sipas një deklarate nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, “autoriteteve të Salvadorit I është kërkuar të heqin statusin ligjor të Bitcoin”.

Zyrtarët “theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin e integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit” si dhe emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoin. Ndërkohë edhe në Rusi, atje ku Banka Qendrore, në raportin e saj të publikuar më 20 janar, rekomandoi që tregtia dhe vendproshimet e kriptomonedhave të ndaloheshin me arsyetimin se ekonomia ruse ishte ndikuar negtivisht.këtë të mërkurë kërkesa u rrëzua. Drejtori i Politikave Financiare të Ministrisë së Financave të Rusisë, Ivan Chebeskov, deklaroi se nuk e mbështesin ndalimin e kriptomonedhave në vend, duke u shprehur se "kriptomonedhat duhet të rregullohen, jo të ndalohen".

Duke theksuar se Ministria e Financave po punon në mënyrë efektive për të rregulluar tregun e parave të kriptomonedhave, Chebeskov u shpreh: “Ne kemi përgatitur një koncept rregullimi brenda Ministrisë së Financave dhe ia kemi dërguar qeverisë. Ende nuk ka një vendim për këtë koncept, qeveria nuk ka marrë një vendim zyrtar, por gjithsesi ky është drejtimi i aktivitetit tonë" u shpreh ai.