RTSH 24 Live

Ekonomi

Fluksi i investimeve të huaja rritet gati 40% në periudhën janar-prill

14/05/2021

Fluksi i investimeve të huaja rritet gati 40% në periudhën janar-prill

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në pjesën kontinentale të Kinës u rritën 38.6 për qind në bazë vjetore në 397.07 miliardë juanë (61.45 miliard dollarë) në katër muajt e parë të këtij viti, njoftoi të enjten Ministria e Tregtisë.
Investimet e huaja në industrinë e shërbimeve arritën në 312.94 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 46.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Flukset hyrëse të investimeve të huaja në industrinë e teknologjisë së lartë u rritën me 29.1 për qind në katër muajt e parë.
Përdorimi i tanishëm i investimeve të huaja i Kinës arriti një rekord të lartë prej gati 1 trilion juan në vitin 2020, një rritje 6.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dollarë, fluksi u rrit me 4.5 për qind në bazë vjetore në 144,37 miliardë dollarë mes recesionit global.