Temperaturat e larta kanë sjellë fluks të lartë vizitash në qendrat shëndetësore. Temperaturat janë reflektuar tek ata me problematika nga më të shumtat, nga dehidratimi e deri tek problemet respiratore.
Qendra Shëndetësore verore e Velipojës ka numrin më të lartë të pushuesve të paraqitur pranë kësaj pike, si dhe po përballon fluksin e vizitave në 24 orë.
Sipas infermieres Vjollca Vocaj pranë kësaj qendre shëndetësore paraqiten 80-150 raste në ditë, teksa thotë se nuk ka mungesë të asnjë prej medikamenteve.
“Kur është kulmi shkon edhe 150 vizita në ditë. Në qendrën shëndetësore nuk mungon asnjë medikament”.
Qendrat shëndetësore verore këtë sezon veror janë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në zonat bregdetare dhe në ato me fluks të lartë turistësh.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/