RTSH 24 Live

Sociale

Fluks virozash në qendrat shëndetësore, mjekët thirrje prindërve: Kujdes, mos vetëmjekoni fëmijët me antibiotikë

23/11/2022

Fluks virozash në qendrat shëndetësore, mjekët thirrje prindërve: Kujdes, mos vetëmjekoni fëmijët me antibiotikë

Sëmundshmëria në rritje për shkak të gripit dhe virozave në qarkullim ka prekur shumë edhe moshat pediatrike. Mjekët tregojnë për vizitat që kanë rënduar qendrat shëndetësore dhe u bëjnë apel prindërve të mos vetëmjekojnë fëmijët me antibiotikë.

Moshat pediatrike janë aktualisht më të prekurat nga viruset respiratore në qarkullim duke bërë që situata në qendrat shëndetësore të jetë e ngarkuar prej gati një muaji. Mjekët pediatër shprehen se kjo periudhe ka qenë ë ngarkuar me vizita për shkak të sëmundshmërisë së shtuar.

Mjekja sqaron se virozat janë karakterizuar me temperaturë të lartë dhe persistente në disa ditë duke bërë që jo në pak raste prindërit të vihen në panik. Ndërkohë mjekimi ka qënë i kujdeshëm në përdorimin e antibiotikëve me qëllim që behët kujdes me antbiotiko-rezistencën.

Rastet e rënda dhe ato që i pakasin orëve të natës i drejtohen urgjencës së spitalit pedaitrik në QSUT ku edhe aty ka patur një rritje të numrit të vizitave dhe shtrimeve.

/rtsh/