RTSH 24 Live

Aktualitet

Fluks i shtuar në Muriqan , numri i hyrjeve më i lartë se ai i daljeve nga territori shqiptar

15/06/2024

Fluks i shtuar në Muriqan , numri i hyrjeve më i lartë se ai i daljeve nga territori shqiptar

Kjo fundjavë  ka shënuar lëvizje të lartë automjetesh në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit

Ditët e pushimit kanë bërë që shumë qytetarë nga Shqipëria por edhe nga Kosova të vizitojnë vendet turistike të Malit të Zi, por një shtim të lëvizjeve drejt territorit tonë janë ndikuar edhe nga festa e Kurban Bajramit.

“Jemi nga Prizreni dhe po shkojmë drejt Ulqinit për weekend meqë është Bajram kemi menduar të qëndrojmë 2-3 ditë” u shpreh një qytetar.

Sipas autoriteteve në 24  orët e fundit pranë kësaj pike kanë kaluar rreth 10200  persona, 55000 në hyrje dhe 4700 në dalje me mbi 3500 automjete.

/RTSH/