RTSH 24 Live

Kosova

Florida, Biden viziton familjet e viktimave

02/07/2021

Florida, Biden viziton familjet e viktimave

Presidenti Joe Biden përdori përvojën e tij personale me dhimbjen dhe humbjen e një njeriu të dashur për të ngushëlluar familjet e personave të vdekur ose ende të pagjetur nga shembja e kompleksit të banimit në Florida. 

“Kurrë mos e braktisni shpresën” tha ai gjatë vizitës atje, megjithëse operacionet e kërkim-shpëtimit u pezulluan në orët e para të ditës nga frika e shembjes së pjesës tjetër. 

Duke folur me disa nga familjet e prekura nga tragjedia, Biden u shpreh me terma shumë personale duke ofruar lutje dhe mbështetje. 

Presidenti Biden është përballuar me humbjën familjarëve të tij. Bashkëshortja e parë dhe vajza e çiftit humbën jetën në një aksident automobilistik, ndërsa djali i madh vdiq vite më vonë nga kanceri. 

Gjatë fjalimit Biden iu kthyeu shpesh këtyre momenteve të rënda për t’u ofruar ngushëllime amerikanëve që janë ndeshur me tragjedi, duke përfshirë këtu edhe familjet që humbën njerëz të dashur nga pandemia. 

Biden qëndroi më shumë se tre orë me familjarët, duke u takuar me radhë me ta për të dëgjuar historitë e tyre. “Pritja, është e papërballueshme” ."Njerëzit që mund të keni humbur do të jenë me ju gjithë jetën. Ata janë pjesë e shpirtit tuaj, e identitetit tuaj,” tha presidenti, ndërsa u tha se do të lutej për ta.  

Presidenti u informua shkurtimisht mbi situatën nga Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe kryebashkiakja e Majami-Dejd Daniella Levine Cava, si dhe nga dy senatorët e këtij shteti. Kryebashkiakja vlerësoi përpjekjet pa dallim partiak për t’iu përgjigjur kësaj katastrofe.