Gjuha shqipe ka rrëmbyer vëmendjen e audiencës në “The Voice Australia”, teksa këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, iu drejtua në gjuhën shqipe një konkurrenteje nga Kosova.
Sihana Haxhnikaj, lindur në Sydney të Australisë, por me origjinë nga Kosova, fillimisht mahniti Rita Orën me zërin e saj, teksa performoi hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”.
E ndërsa 16-vjeçarja u prezantua pas këngës me emrin saj, kaq mjaftoi për Ritën që të kuptonte se ato kishin të njëjtën origjinë. Ajo nuk ngurroi ta përshëndeste atë dhe familjen e saj në shqip, teksa iu drejtua: “Zemër si je? Mirëmbrëma, si jeni?”
/rtsh.al/