RTSH 24 Live

Sociale

Flamuri shqiptar në ballkone, Rama: Nismë e bukur për ditët më të veçanta të historisë!

24/11/2021

Flamuri shqiptar në ballkone, Rama: Nismë e bukur për ditët më të veçanta të historisë!

Në prag të festave të Nëntorit, është  kthyer tashmë në traditë që në ballkonet e banesave dhe shtëpive të valëvitet flamuri shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë  foto nga kjo nismë e bukur në prag të festave të 28 nëntorit 1912, shpalljes së pavarësisë dhe 29 nëntorit 1944, çlirimit të Shqipërisë, ditë mjaftë domethënëse për shqiptarët. “Mirëmëngjes, me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.