RTSH 24 Live

Botë

Flamuri i BE-së në parlamentin ukrainas pas fjalimit të Presidentes së KE-së: Keni fituar respektin e të gjitha vendeve anëtare

01/07/2022

Flamuri i BE-së në parlamentin ukrainas pas fjalimit të Presidentes së KE-së: Keni fituar respektin e të gjitha vendeve anëtare

Flamuri i BE-së është ngritur sot në sallën plenare të parlamentit të Ukrainës pas një fjalimi të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo e fundit në një video mesazh në Parlament, ka përgëzuar Ukrainën që u bë vend kandidat për në Bashkimin Evropian.  “Ju keni fituar miratimin dhe respektin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së,” tha ajo.

Ndërkohë sipas The Guardian Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk duhet të marrë vite apo dekada.

/rtsh.al/