RTSH 24 Live

Botë

Fjalimi i parë pas fillimit të luftës, Putin: Perëndimi e bëri popullin ukrainas "mish për top", qëllimi ynë çlirimi i Donbasit

21/09/2022

Fjalimi i parë pas fillimit të luftës, Putin: Perëndimi e bëri popullin ukrainas "mish për top", qëllimi ynë çlirimi i Donbasit

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit të tij për të parën herë që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më 24 shkurt. Putin ka akuzuar perëndimin se e  bëri popullin ukrainas “ushqim për top” që në vitin 2014 kur u aneksua Gadishulli i Krimesë.Putin deklaron se vendet perëndimore po përpiqen të ‘bllokojnë” çdo pavarësi dhe zhvillim

"Qytetarë të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia dhe zona të tjera të lira nga regjimi nazist. Do të flasim për hapat e mbrojtjes së sovranitetit tonë, mbështetjen e vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve tanë për të vendosur vetë vullnetin e tyre. Për të detyruar vullnetin e tyre në mënyra brutale ndaj njerëzve të tjerë. Synimi i Perëndimit është ende dobësimi dhe shkatërrimi, ata e thonë hapur këtë. Perëndimi e bëri popullin ukrainas "ushqim për top" që në vitin 2014, kur u aneksua Gadishulli i Krimesë. Qëllimi kryesor i çlirimit të popullit të rajonit të Donbasit mbetet pa ndryshim”, tha Putin, ndërsa shtoi se "mbështet" njerëzit që synojnë të mbajnë referendume në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

/rtsh.al/