Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy, e mbajtur mbrëmjen e së dielës (2 shkurt) në Los Angeles, mblodhi emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore, duke nxjerrë në pah artistët që bënë ndryshimin në vitin 2024.
Beyonce fitoi albumin e vitit për "Cowboy Carter" në Grammy 2025. Superylli, e cila është edhe artistja më e vlerësuar dhe e nominuar në historinë e çmimeve Grammy, ishte nominuar katër herë më parë në këtë kategori.
Beyonce bëri histori duke qenë gruaja e parë afro-amerikane e cila fiton çmimin për albumin më të mirë të zhanrit "country", duke kulmuar karrierën e saj të jashtëzakonshme në muzikë dhe suksesin e vazhdueshëm në zhanre të ndryshme muzikore.
Ceremonia e çmimeve Grammy 2025 ishte plot surpriza, emocione dhe momente unike.
Kendrick Lamar, një nga artistët më me ndikim të repit, mori katër çmime për këngën "Not Like Us", e cila fitoi në kategoritë e incizimit të vitit, performancës më të mirë rep, këngës më të mirë rep dhe videoklipit më të mirë.
Suksesi i fundit e çon në 20 numrin e përgjithshëm të çmimeve Grammy të fituara nga Lamar, duke e bërë atë një nga artistët më të arrirë në skenën muzikore moderne.
Kënga "Not Like Us" fitoi disa nga çmimet më të lakmuara të natës: “Record of the Year” dhe “Song of the Year”, gjë që dëshmon tërheqjen dhe fuqinë e Lamar në industrinë e muzikës.
Ndërsa çmimi Grammy për albumin më të mirë pop i shkoi këngëtares Sabrina Carpenter për albumin e saj "Short n' Sweet".
Nata e çmimeve, megjithatë, filloi me ceremoninë spektakolare të premierës, në të cilën DJ Master pranoi çmimet në emër të Lamar, duke ngjallur emocionin e publikut në Teatrin Peacock në Los Angeles.
Gjithashtu në ndarjen e çmimeve Grammy sivjet, Shakira dhuroi spektakël me performancën e saj të drejtpërdrejtë.
Por sikurse e thamë edhe më sipër, nata e çmimeve Grammy nuk rezervoi vetëm çmime, por dha dhe mesazhe të fuqishme, në një moment kyç pak javë pasi Los Angeles u godit nga zjarret shkatërrimtare.
Grammy kanë mbledhur të paktën 7 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit e prekur nga zjarret në Los Angeles deri më tani.
/rtsh.al/