Fituesi i Sanremo 2025 Olly nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2025 me këngën fituese “Balorda Nostalgia”. Fituesi i vendit të dytë në festivalin Lucio Corsi do të përfaqësojë Italinë në konkursin ndërkombëtar, që do të mbahet në Bazel nga 13 deri më 17 maj.
Lajmi është bërë publik nga vetë këngëtari Olly me një postim në Instagram.
“Unë kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në konkursin e këngës në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që mbase ndodh vetëm një herë në jetë. Disa mund të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, por mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë me ritmin tim. I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim. Muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj”, shkruan ai.
Ndër arsyet e dorëheqjes mendohet të jenë polemika e lidhur me akuzat për homofobi që në vitin 2023 përfshiu kantautorin pas përhapjes së një videoje të vitit 2019 ku shprehej me fyerje homobofike kundër komunitetin LGBTQ+.
Pas tërheqjes së tij, do të jetë Lucio Corsi që do të përfaqësojë Italinë në Bazel në 2025 me këngën "Volevo essere un duro".
/rtsh.al/