RTSH 24 Live

Sociale

Fitojnë banorët e Zall-Gjoçaj, Gjykata Administrative pezullon hidrocentralin

19/01/2021

Fitojnë banorët e Zall-Gjoçaj, Gjykata Administrative pezullon hidrocentralin

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, vendosi të shfuqizojë vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për HEC-in e Zais në Zall-Gjoçaj. Me këtë vendim gjykata i heq licensën për të prodhuar energji elektrike kompanisë Seka-hidropower brenda territorit të parkut Kombëtar Lurë – Dea.

Ky projekt i kundërshtuar nga banorët e fshatrave që prekeshin nga marrja e ujit në lumin Flin, kishte nisur të ndërtohej dy vite më parë dhe parashikonte që ujin ta merrte nga vendburimi dhe ta përcillte në vepër nëpërmjet një rrjeti të gjatë tubacionesh. Pasi kalonte shpate malesh tubacioni, zbriste për të marrë pedencën e nevojshme dhe hynte përmes një tuneli në afërsi të Kurbneshit. Tyneli kalon kanionin e Melthit, në fshatin Gjoçaj dhe në drejtim të Zall Gjoçajt në Bashkinë e Matit.

Ky sistem tubacionesh, do të ndërpriste përfundimisht rrjedhën e Lumit të Urakës në shtratin e tij mijëravjeçar. Me dhjetra protesta u organizuan nga banorët, ambientalistët dhe ekspertëve të mjedisit përpara insticioneve që ata edhe i paditën deri në SPAK, u përcollën nga radio televizioni shqiptar me kronika lajmesh, emisione të dedikuara dhe dokumentarë për tu dëgjuar zëri i tyre.

Të hënën që vjen Gjykata Administrative do të mbajë një seancë të fundit për këtë çështje nga ku banorët presin që pas heqjes së licencës Seka Hidropower të largohet bashke me makineritë dhe të heqë ndërtimet e kryera në parkun kombëtar.