RTSH 24 Live

Ekonomi

Fiskalizimi, DPT: Gati 2.5 milionë fatura elektronike!

19/06/2021

Fiskalizimi, DPT: Gati 2.5 milionë fatura elektronike!

Procesi i Fiskalizimit, një reformë që administrata tatimore e ka nisur prej 1 janarit të këtij viti pritet të ketë një efekt pozitiv në të gjithë ekonominë e vendit dhe veçanërisht tek bizneset, shkruan ATSH. Sipas saj shkëmbimi i automatizuar i faturës elektronike shkurton kohë dhe është më i sigurtë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur për ATSH-në se deri në mesin e muajit qershor janë fiskalizuar 5103 tatimpagues.
Fatura me para në dorë të lëshuara në total janë 2.489.668, ndërsa fatura pa para në dorë të lëshuara në total janë 79.606.
Më 1 korrik 2021 do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndryshe biznes me biznes, B2B, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, ose siç njihet ndryshe biznes me klient, B2C.
Referuar të dhënave të administratës tatimore, numri i tatimpaguesve të cilët pritet të hyjnë në procesin e Fiskalizimit më 1 korrik është rreth 34.000.