RTSH 24 Live

Film

Filmi ‘Barbie’ shfaqet në Filipine, fansat e kukullës së famshme të veshura me rozë në premierë

20/07/2023

Filmi ‘Barbie’ shfaqet në Filipine, fansat e kukullës së famshme të veshura me rozë në premierë

Qindra fansa filipinase Barbie të veshur me rozë shfaqën gëzim dhe lehtësim në premierë filmit kushtuar kukullës së famshme, pasi shumica kishin frikë se do të ndalohej, për shkak se shumë vende e kanë ndalur transmetimin e tij, siç ka vepruar Vietnami. 

Në një skenë të filmit shfaqet një hartë fiktive të botës, e kritikuar shumë, pasi përshkruan pretendimet e kontestuara territoriale kineze në Detin e Kinës Jugore.

Vietnami është ndër vendet që kundërshtojnë pretendimin e Kinës për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, ndaj ka ndaluar edhe shfaqjen e filmit. 

Pekini ka ndërtuar baza ushtarake në ishujt artificialë në zonë për vite me radhë dhe gjithashtu shpesh kryen patrulla detare atje në një përpjekje për të pohuar pretendimet e tij territoriale.

Në vitin 2016, një gjykatë ndërkombëtare në Hagë vendosi kundër pretendimeve kineze në Detin e Kinës Jugore, por Pekini nuk e njohu vendimin. 

Por fanset e Barbit në Filipine e kanë e kanë mirëpritur filmin dhe janë veshur si personazhi I kukullës së famshme. “ "Unë me të vërtetë shpresoja se ata nuk do ta ndalonin atë ose thjesht do ta shkurtonin skenën," tha Nicole Tolentino, 23 vjeç, e cila ka qenë një fanse e Barbie për 20 vjet dhe madje ka thurur me grep një bluzë rozë për ta veshur për një shfaqje në Manila.

Jashtë teatrit, fansat e emocionuar u mblodhën në ambjentin e ndricuar shumëngjyrësh, disa duke pozuar për foto në një kabinë Barbie ndërsa të tjerë sollën kukullat e tyre Barbie në shfaqje.

Gazetare Teuta Shamku

/RTSH/