RTSH 24 Live

Kulturë

Filmat shqiptar të prodhuar në diktaturë

19/02/2021

Filmat shqiptar të prodhuar në diktaturë

Filmat shqiptarë të prodhuar në kohën e regjimit komunist edhe sot vazhdojnë të kërkohen nga publiku. Por për shkak të ideologjisë së  kohës kur janë prodhuar, disa prej këtyre filmave prekin drejtpërdrejt familjarët e personazheve. Të tillë janë veçmas figurat e klerikëve që në kohën e regjimit komunist ishin më të anatemuarit. 
Një vit më parë më një kërkesë të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit të dorëzuar në parlament, u kërkua ndalimi i propagandës komuniste që fyen, denigron dhe manipulon ndjeshmëritë e popullatës së persekutuar përgjatë diktaturës, nëpërmjet dokumentarëve dhe filmave artistikë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Ndërsa sot Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nënëshkruar një marrëveshje me Arkivin Qëndror Shqiptar të Filmit nëpërmjet një kërkesë të një prej familjeve që preken nga kjo propagandë. 
Shpjegim nuk do të ketë vetëm për karakteret, por edhe për fatin e shumë artistëve të  dënuar gjatë sistemit.
Me rëndësi, theksoi Drejtoreshë AQSHF Iris Elezi, është që të hidhet dritë mbi të vertetën e asaj periudhe, pa prekur  kinematografinë e kohës. 
Propozimin konkret  për këtë çështje e kishte Simon Miraka. Ky proces kërkon shumë punë, thanë përfaqësuesit e dy instiucioneve pasi do te duhet të studiohen me radhë të gjitha dosjet eartistëve, personazheve dhe rrethanave.