RTSH 24 Live

Sociale

Fier, rritja e prodhimit sjell ulje të çmimeve të fruta-perimeve

27/06/2022

Fier, rritja e prodhimit sjell ulje të çmimeve të fruta-perimeve

Stina e verës dhe futja në treg e produkteve bujqësore vendase ka rritur së tepërmi prodhimin vendas duke ndikuar edhe në uljen e çmimeve.

Ulja e çmimeve në këtë periudhe shkon në 20-30% nga periudha e dy muajve më parë. Rënia e çmimeve ndjehet kryesisht tek grupi i disa perimeve në vend ndërsa frutat kanë pësuar rënie të lehtë për arsye se janë produkte të importit. Edhe qershitë dhe bostani kanë pësuar rënia nga koha e daljes së tyre në treg.

Për blerësit çmimet e produkteve bujqësore janë ulur por përsëri për ata mbeten të diskutueshme përderisa nuk kanë mjatftueshëm të ardhura financiare për t‘i përballuar dhe veçanërisht grupi i  pensionistëve.

Tregtarët janë shprehur se pavarësisht se megjithëse janë ulur me tej çmimet e tregut për një pjesë të komunitetit ato janë të papërballueshme për shkak të papunësisë si dhe kushteve ekonomike. Rënia e fuqisë blerëse ka dhënë impakt në braktisjen e këtij aktiviteti nga dhjetëra tregtarë.

/rtsh/