RTSH 24 Live

Kulturë

Fier, rikthehet “Një Koncert për Paqen”, traditë e nisur 7 vite më parë

29/06/2022

Fier, rikthehet “Një Koncert për Paqen”, traditë e nisur 7 vite më parë

“Një Koncert për Paqen” rikthehet në Fier, traditë e nisur 7 vite më parë. Mbrëmjen e së hënës, zërat brilantë të dy solistëve italianë, sopranos Valentina Varriale, baritonit  Giuseppe Naviglio, kori dhe Orkestra Italiane "Magna Grecia " kanë dhuruar për artdashësit fierakë një mbrëmje magjike.

Artistët italiane nën dirigjimin e Luigi Leos sollën për publikun fierak një repertor të larmishëm me emra të kompozitorëve të mëdhenj Italianë si Verdi, Puccini etj.

Ideatori i këtij projekti Agron Xoxe është shprehur se ky projekt nisi në vitin 2016 si një nxitje për shkëmbim kulturash, me pjesëmarrjen e Orkestrës pulieze Magna Grecia ndërsa në vite u rrit me pjesëmarrjen edhe të vendeve të tjera si Mali zi, Maqedonia, Shqipëria e Greqia.

Ky aktivitet, i programuar si "një koncert për paqen” ka si qëllim bashkimin e popujve dhe kulturave të ndryshme, si një koncept unik i paqes universale.

Ndërkohë, turneu i kësaj shfaqjeje do të vijojë në Greqi, Itali për t’u rikthyer përsëri në Fier më 16 shtator, por këtë herë edhe me pjesëmarrjen edhe të solisteve brilante shqiptarë Josif Gjipali e Kastriot Tusha.

/rtsh/