RTSH 24 Live

Aktualitet

Fier/ Qëllohet 33-vjeçari, policia i vihet pas autorit

16/04/2021

Fier/ Qëllohet 33-vjeçari, policia i vihet pas autorit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një 33-vjeçar me është qëlluar në fshatin Sulaj të Fier, pasditen e sotme rreth orës 14:00. Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për ngjarjen 44-vjeçarin R. M., ndërkohë që ka nisur nga puna për kapjen e tij. 
Mbetet e paqartë se si ka nisur sherri mes të dyve, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.