RTSH 24 Live

Ekonomi

Fier/ Nga 14000 aplikime për naftën falas, 7000 fermerë përfitues nga skema

20/09/2022

Fier/ Nga 14000 aplikime për naftën falas, 7000 fermerë përfitues nga skema

Ka nisur ne Fier, faza e dytë për aplikimin e fermerëve për naftën falas. Sipas Shqiponja Musaraj, drejtueses së ekstensionit të bujqësisë në Fier nga skema e subvencionit të qeverisë për naftën kanë përfituar deri tani në qarkun Fier 7000 fermerë nga 14000 aplikime.

Edhe me fillimin e kësaj faze ka pasur aplikime nga fermerët që nuk arritën të aplikonin në fazën e parë.

E pyetur për vonesat e marrjes së naftës nga aplikantët e fazës së parë, Musaraj është shprehur se vonesat kanë ardhur për shkak të datave të ndryshme por të gjithë fermerët aplikantë do të marrin sasinë e karburantit që u takon sipas tokës bujqësore.

Ndërkohë nga fermerët është shprehur përveç vlerësimit të kësaj skeme ndihmese edhe kritikat për vonesat e marrjes së sasisë që përfitojnë si dhe plotësimi i dokumentacionit.

/rtsh/