RTSH 24 Live

Sociale

Fier, mbetjet e hidrokarbureve rrezikojnë shëndetin e banorëve dhe tokat bujqësore

28/07/2022

Fier, mbetjet e hidrokarbureve rrezikojnë shëndetin e banorëve dhe tokat bujqësore

Mbetjet e hidrokarbureve të kompanive të naftës, janë kthyer në problematikë të përditshme për banorët e fshatit Kallm i Madh në Bashkinë Fier. Ato janë hedhur në gropa të hapura, duke kontaminuar tokat bujqesore, por duke rrezikuar gjithmonë e më shumë shëndetin e banorëve . Për shkak të temperaturave të larta, era e hidrokarbureve përhapet në të gjithë fshatin . 

Problem mbeten edhe tokat bujqësore afër gropave me serë, të cilat janë të ndotura. Banorët kërkojnë që të merren masa për këtë situatë. Përveç heqjes së tyre, ata kërkojnë që këto gropa të rrethohen për të mos krijuar rrezik. Kjo situatë ka më shumë se 30 vite dhe ende nuk është marrë asnjë masë.

/rtsh.al/