RTSH 24 Live

Sociale

Fier, fermerët e luleshtrydhes në protestë

13/01/2022

Fier, fermerët e luleshtrydhes në protestë

Rreth 60 fermerë të serave në Frakull e Kafaraj, të dëmtuar nga përmbytjet e 12 dhjetorit nga lumi Vjosë, i janë kthyer sot protestës para Bashkisë së Fierit nga kanë kërkuar dëmshpërblim. 

Sipas kreut të sindikatës së fermerëve të bashkuar Eduart Sharka në takimin e para dy javëve me kreun e Bashkisë  Armando Subashi tha se "na premtoi për ngritje të komisoneve për vlerësimin e dëmeve por prej atëherë nuk ka ardhur asnjë për të verifikuar ka thënë Sharka". 

Vlera e këtij dëmi shkon në gati 300 mijë euro dhe sipas ligjit një pjesë të këtij dëmi kërkohet  të dëmshpërblehet nga bashkia Fier.

Fermerët kanë paraqitur nepërmjet një kërkese dhe peticioni dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit për gati 30 hektarë sera në kulturën e luleshtrydhes.