RTSH 24 Live

Aktualitet

Fico: “Do të vaksinohen personat me aftësi të kufizuar”

15/04/2021

Fico: “Do të vaksinohen personat me aftësi të kufizuar”

ISHP njofton se në procesin e vaksinimi jashtë rradhe do të hyjnë edhe personat me aftësi të kufizuar, pasi kanë rrezik të lartë për tu infektuar dhe semurur nga COVID-19 dhe kanë shumë me tepër mundësi të kenë sëmundje të zemrës, hemorragji cerebrale, diabet ose kancer se personat që nuk kanë aftësi të kufizuar.
Drejtoresha e ISHP Albana Fico siguron qytetarët se procesi i filtrave të verifikimit dhe kontrollit të vaksinave është i kosoliduar."Vaksinat janë të certifikuara dhe të sigurta dhe në teritorin e republikës së Shqipërisë nuk mund të hyjë asnjë vaksinë e skaduar".
Një shqetësim më vete është monitorimi i personave aktivë pozitiv gjatë ditës së zgjedhjeve, ku sipas përllogaritjeve mund të jetë mbi 22 mijë.  Për këtë Znj. Fico thotë se nuk do të ketë procedura kontrolli shtesë. Karantinimi i personave aktiv pozitv me COVID dhe personave të kontaktit do të varet nga ndërgjegjia e gjithsecilit dhe sturkturat e shëndetit public bëjnë apel për rrespektimin  e masave si nga ata ashtu edhe nga komisionerët gjatë procesit.