Është mbajtur në kryeqytetin Beograd të Serbisë edicioni i pestë i festivalit të operës mbi ujë.
Në natën e parë të aktivitetit, në një skenë të krijuar posaçërisht në ndërtesën e famshme "Geozavod" pranë brigjeve të lumit Sava u shfaq "La boheme", kryevepra e Xhakomo Puçinit, një prej kompozitorëve më të mëdhenj të operës italiane.
Personazhin kryesor të kësaj historie pasioni, dashurie dhe lakmie, Mimin, e luajti Aida Garifullina, një nga solistet dhe zërat më të vlerësuar lirikë në botë.
Ajo luajti në skenë së bashku me tenorin Matteo Roma dhe baritonin Zeljko Lucic, shoqëruar nga kori si dhe baleti i Operës kombëtare rumune të Timisoara-s.
Vetë artistja u shpreh para shfaqjes se kjo ishte hera e parë që luan Mimin në një skenë të hapur.
Dirigjenti i kësaj shfaqjeje të veçantë ishte mjeshtër Dejan Savic.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/