RTSH 24 Live

Kuriozitete

Festivali Botëror i Arkitekturës 2022, Kina kryeson me disa nga ndërtesat dhe peizazhet më inovative

17/07/2022

Festivali Botëror i Arkitekturës 2022, Kina kryeson me disa nga ndërtesat dhe peizazhet më inovative

Festivali Botëror i Arkitekturës 2022 (WAF) që do të mbahet në Lisbonë në fund të nëntorit ka shpallur listën e projekteve më inovative dhe me arkitekturën më unike mes 50 vendeve nga e gjithë bota.

Festivali do të sjellë në Portugali skenën arkitekturore globale me temën “Së bashku”. Edicioni i vitit 2022 do të eksplorojë dhe debatojë se si arkitektura po i përgjigjet ripërtëritjes së jetës kolektive pas pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe rritjen e çmimeve.

Duke bashkuar projektet më inovative dhe më të rëndësishme nga mbi 50 vende do të shpërndajë çmimet për tre kategoritë, Ndërtesat e përfunduara, Projektet futuristike dhe Peizazhi.

NDËRTESA TË KOMPLETUARA

Brenda kategorisë shfaqen tipologjitë e projektit variojnë nga vilat rurale dhe bregdetare deri te ndërtesat bashkëkohore fetare dhe kujdesi shëndetësor që kanë përfunduar.

Australi

Roterdam, Holandë

Emiratet e Bashkuara Arabe

PROJEKTET FUTURISTIKE

Brenda kategorisë shfaqen një sërë vizionesh krijuese arkitekturore me një qasje futuriste.

Senegal

Danimarkë

Qendra banimi në planetin Mars

PEIZAZH

Përfshinë mjediset rurale dhe urbane duke sjell veprat e dizajnit të peizazhit të konceptuara unike dhe funksionale të natyrës që shfrytëzohen nga njerëzit.

Parku urban në Kinë

Korridori Ekologjik i Parkut të Aktiviteteve Shkencore për Fëmijë, Kinë

Tarracat për pastrimin e ujërave të zeza, Kinë

Festivali WAF, do të mbahet nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Lisbonë të Portugalisë dhe përpos çmimit të madh, do të akordojë edhe çmime të tjera për projektet e së ardhmes apo dizajnet më të mira.

/rtsh.al/