RTSH 24 Live

Kosova

Festat e nëntorit, udhëtarë nga Kosova në Shqipëri

27/11/2021

Festat e nëntorit, udhëtarë nga Kosova në Shqipëri

Ndryshe nga sa pritej, përmes Morinit drejt Shqipërisë nuk pati fluks. Burime pranë kësaj dogane thonë se deri në orën 10-të të mëngjesit të së shtunës, nga Kosova në Shqipëri, vetëm përmes pikës kufitare më të madhë që lidh këto dy shtete kanë hyrë rreth 2 mijë automjete. Për fundjavë kanë zgjedhur qytete të ndryshme në Shqipëri, ndërsa të dielën thonë se do jenë në Vlorë, për të shënuar festën e pavarësisë.
Për të shmangur radhët, po punohet me 7 sportele, por mbeten në fuqi masat anticovid. Për të hyrë në Kosovë apo në Shqipëri duhet të dëshmosh se je vaksinuar, që ke kaluar covidin në 6 muajt e fundit, ose të paraqesësh një test negativ të 72 orëve të fundit.