RTSH 24 Live

Sociale

Festat e nëntorit në Korçë, interes i lartë nga turistët! Mbi 70% e njësive të akomodimit të rezervuara

21/11/2022

Festat e nëntorit në Korçë, interes i lartë nga turistët! Mbi 70% e njësive të akomodimit të rezervuara

Mbi 70% e njësive të akomodimit në Korçë janë të rezervuara për festat e nëntorit. Sa u takon çmimeve, si për restorantet ashtu edhe për hotelet e bujtinat, kanë pësuar një rritje me 10%, krahasuar me një vit më parë. Referuar të dhënave në booking, në qendër dhe në pazarin karakteristik një dhomë çift kushton nga 80 euro nata deri në 120 euro/nata.

Në Bashkinë e Korçës funksionojnë 125 struktura akomoduese, prej të cilave 84 hotele dhe 41 bujtina, me 3200 shtretër, duke çuar edhe në një rritje të kapacitetit maksimal të personave të akomoduar.

Burime pranë Bashkisë Korçë, bëjnë me dije se krahasuar me një vit më parë, numri i vizitorëve vendas e turistëve të huaj, ka shënuar rritje me rreth 40% më tepër.

Zona e Korçës ofron një sërë atraksionesh turistike, sikurse janë edhe fshatrat Voskopojë e Dardhë, që në çdo stinë, tërheqin një numër të lartë vizitorësh, ndërsa në dimër, në to mund të shijohen edhe sportet dimërore, si skitë.

 

/rtsh/